Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk
2024-08-20 18:25:25

Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga SHBA-ja dhe Perëndimi, duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj, shkruan panorama.al.

Foto:VCG

Phenian, Kore e Veriut(Foto:VCG)

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga Ukraina, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit, dhe e cilësojmë atë një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”,- thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”.

Koreja e Veriut ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat. (Fatosi)