Foto nga VCG
Pushimet verore janë një sfidë e vërtetë për familjet që s'kanë dikë të kujdeset për fëmijët. Ky grup vullnetarësh nga Xiangtan i provincës Hunan i bën më emocionuese dhe kuptimplota pushimet verore të fëmijëve.
"Vezullon dhe vezullon! Qielli është plot me yje të vegjël..." Në Komunitetin Jiangjundu, vullnetarja Xiao Yu udhëheq fëmijët teksa interpretojnë me instrumente të thjeshta pjesën 'Yjet e vegjël'. Nën drejtimin e saj, fëmijët njihen me vegla të ndryshme muzikore dhe mësojnë si të interpretojnë këngën me ritme të thjeshta.
"Ne jemi këtu çdo ditë. Fëmijët dhe unë jemi të lumtur” Xiao Yu thotë se meqenëse mosha e fëmijëve në komunitet është relativisht e rritur, ajo e projekton me kujdes metodën e mësimdhënies së veglave muzikore. Vështirësia rritet në mënyrë progresive. Ajo jo vetëm përkujdeset për nevojat e grupmoshave më të vogla, por përmirëson edhe nevojat e fëmijëve me një bazë të caktuar, duke i lejuar ata të vlerësojnë sharmin e stileve të ndryshme muzikore dhe t'i gëzohen ndjesisë së arritjes.
Wu Yuan, është një trashëgimtar i paprekshëm i lojës së hijeve me letra dhe teknikës së realizimit të kukullave me to. Ai u ftua për të dhënë një klasë të përvojës me hije letrash.
Ai thotë se trashëgimia kulturore jomateriale i lejon fëmijëve të kuptojnë më mirë kulturën unike popullore të vendlindjes së tyre. Nëpërmjet metodave interesante të mësimdhënies, si kurset e njohurive për hijet e letrave, punëtoritë e vogla të prodhimit artizan dhe përvojat zhytëse të performancës, fëmijët mund të shndërrohen nga spektatorë në protagonistë të shfaqjeve, duke u bërë një forcë e re në trashëgiminë kulturore jomateriale. "Hijet e letrës bëhen më dinamike për shkak të përfshirjes së fëmijëve."
Foto nga VCG
"Ëndrra ime është të bëhem një astronaut i shkëlqyer, si heroi ynë Tang Hongbo nga qyteti Xiangtan”. Në klasën e elokuencës, shprehja e papjekur e një fëmije mori shumë duartrokitje. Wang Shanshan, një mësuese vullnetare, vlerësoi lart shfaqjen e fëmijëve dhe i udhëzoi ata nga perspektiva profesionale si të përdorin zërat e qartë dhe gjuhën e duhur të trupit, për të përcjellë mendimet e brendshme tek çdo audiencë.
Wang Shanshan rrëfen se fëmijët janë të moshave të ndryshme, ndaj në hartimin e kurseve të elokuencës, zgjodhi temën "Ëndrra ime" pasi i përshtatet të gjitha grupmoshave fëminore. "Në të njëjtën kohë, ne integrojmë edhe historitë e figurave të shquara vendase në Xiangtan, për t'i udhëhequr fëmijët në krijimin e vlerave pozitive. Shpresojmë që përmes këtyre kurseve, t'i ndihmojmë fëmijët të përmirësojnë aftësitë e të shprehurit, duke kultivuar gjithashtu aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur."
Foto nga VCG
Liu Dongze, një student vullnetar nga Shkolla e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Xiangtan, kalon çdo ditë dy orë me fëmijët, duke i ndihmuar ata në detyrat e shtëpisë. Ndonjëherë, kur diskutojnë detyrat, edhe koha e ngrënies shtyhet.“Disa fëmijë më kërkojnë zgjidhje të shumta për një problem, gjë që më befason.
"Çdo ditë këtu përfitohet diçka e re. Shpresoj të ndez një dritë në rrugën e atyre fëmijëve që janë të gatshëm të mësojnë dije të reja, në mënyrë që ata të mund të gjejnë dritë dhe argëtim në procesin e eksplorimit të njohurive," thotë Qiu Mingyu, një student vullnetar nga Shkolla e Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit Xiangtan. Ai thotë gjithashtu:“Mësova si t'i transformoj teoritë abstrakte në përmbajtje të gjallë dhe interesante në klasë, në mënyrë që nxënësit të mund të mësojnë në një atmosferë të këndshme.” (Çang Çuo)