Veprimtaria e skermës Kinë-ShBA në Universitetin "Tsinghua" promovon shkëmbimet kulturore
2024-08-20 15:37:39

Pamje e kampusit të Universitetit Tsinghua, Pekin, Kinë, 30 qershor 2024.

Pamje e kampusit të Universitetit Tsinghua, në Pekin të Kinës, më 30 qershor 2024/CFP

Ditët e fundit u zhvilluan Shkëmbimet Kulturore Universitare me Ftesë të Skermës Kinë-ShBA, të organizuara bashkërisht nga Qendra Kineze për Shkëmbimet Njerëzore Ndërkombëtare e Ministrisë së Arsimit dhe Universiteti "Tsinghua".

Në këtë veprimtari merrnin pjesë 24 sportistë të ekipeve të skermës të pesë universiteteve prestigjioze: Universiteti "Tsinghua", Universiteti i Pekinit, Universiteti "Sun Yat-sen", Universiteti i Stanfordit dhe Universiteti i Kolumbias.

Ky aktivitet u zhvillua të dielën në Pallatin e Sportit Verior të Tsinghua-s me një format me ekipe të përziera. Sportistët u grupuan në mënyrë rastësore në katër deri në gjashtë ekipe, pavarësisht nga kombësia ose universiteti i tyre. Rendi i ndeshjeve po ashtu u përcaktua me short.

Drejtori i Qendrës Kineze për Shkëmbimet Njerëzore Ndërkombëtare të Ministrisë së Arsimit Yu Changxue theksoi se sportet luajnë rol vendimtar në shkëmbimet kulturore, duke ndihmuar në shtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë ndërmjet vendeve. (Xu Guang)