Shqiptaro-australiania Eva Buzo përfundoi me sukses sfidën e kalimit me not nga Italia në Shqipëri
2024-08-20 15:25:25
Notarja (Foto Tiranapost)
Shqiptaro-australiania Eva Buzo përfundoi me sukses sfidën e notimit nga Italia në Shqipëri, të lënë përgjysëm një vit më parë nga komplikacionet, njofton “Panorama”.
Notarja me profesion avokate përshkoi 92 km nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, për 35 orë e 17 minuta.
Gjatë udhëtimit ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh.
Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Por raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore