Ulen temperaturat, qetësohet situata e zjarreve në Shqipëri
2024-08-20 18:27:24

Zjarret (Foto RTSh)

Zjarret (Foto RTSh)

Ulja e temperaturave, me largimin e të nxehtit afrikan dhe rënia e reshjeve lokale, ka qetësuar situatën e zjarreve në Shqipëri, shkruan “RTSH”.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit, situata paraqitet më e qetë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa 3 vatra, në Kukës, Mirditë dhe Shkodrës, janë të izoluara dhe pa rrezik përhapjeje.

Në operacione janë angazhuar të gjitha strukturat operacionale dhe forca vullnetare. (Fatosi)