Rreth 500 emigrantë kaluan në Britaninë e Madhe me varka të vogla brenda një dite
2024-08-20 15:56:39

Anije e Rojes Bregdetare (Foto Rtsh)

Anije e Rojes Bregdetare (Foto Rtsh)

Ministria e Brendshme britanike njoftoi se vetëm në një ditë pati rreth 500 emigrantë që kaluan kanalin e La Manshit me varka të vogla dhe mbërritën në Britaninë e Madhe, shkruan “RTSH”.

Sipas ministrisë, java e fundit ka shënuar një bum të ri të emigrantëve të paligjshëm.

Më shumë kalime priren të ndodhin në mot të qetë dhe erërat kanë qenë më të lehta në Kanal gjatë kësaj periudhe, raportojnë mediet lolake.

Emigracioni kryeson listën e çështjeve që britanikët i konsiderojnë më të rëndësishmet. Varkat e vogla udhëtojnë nga brigjet e Francës në drejtim të Dover, Kent.

Qeveria e re laburiste ka premtuar se do të shpartallojë bandat që sjellin emigrantët përtej Kanalit duke krijuar një Komandë të re të Sigurisë Kufitare.

Oficerëve do t'u jepen kompetenca të reja, sipas Aktit Kundër Terrorizmit, për t'i lejuar ata të kryejnë ndalime dhe kontrolle në kufi, të kryejnë hetime financiare dhe të lëshojnë urdhra kërkimi dhe sekuestrimi që synojnë krimin e organizuar të imigracionit. (Fatosi)