Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë persona në periudhën janar-korrik
2024-08-20 14:30:16

turistë

turistë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria është vizituar nga 6.3 milionë turistë nga janari deri në korrik të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vihet re një rritje me 1.2 milionë turistë, shkruan “RTSH”.

“Shqipëria turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme dhe kritikat e pashmangshme”,- shkroi Rama.

Kryeministri tha se duhet bërë një rishikim i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, teksa e vuri theksin te nevoja për më shumë hapësira publike.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se rritja e numrit të turistëve ka rritur edhe sfidën e pastërtisë, duke evidentuar faktin se duhet bërë më shumë në këtë drejtim.

Kryeministri u ndal edhe te rritja e çmimeve në fillim të sezonit, kryesisht në Vlorë dhe në Sarandë. Ai theksoi se sezonin e ardhshëm do të imponohet afishimi i çmimeve në hyrje të çdo lokali. (Fatosi)