Riparimi i kanalit ujitës në Bërdicë përmirëson ujitjen e 4 mijë ha toka bujqësore
2024-08-20 15:27:03
Kanal ujides (Foto Oranews)
Në zonën e Shkodrës janë shtuar investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore. Sipas Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, me përfundimin e riparimit të kanalit ujitës në Bërdicë është përmirësua ndjeshëm ujitja në këtë zonë, shkruan “ATSH”.
Sipas saj, bëhet fjalë për ujitjen e tokave bujqësore në një sipërfaqe rreth 4000 hektarë në bashkinë e Vaut të Dejës dhe bashkinë e Shkodrës, duke ndikuar në rritjen e rendimentit të prodhimit bujqësor dhe garantuar cilësinë e prodhimit.
Në 10 vitet e fundit në Shqipëri sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar, nga 120 mijë ha, në më shume se 255 mijë ha. (Fatosi)
Lajmet Kryesore