Rreth 73% e mjeteve në Shqipëri janë mbi 15-vjeçare
2024-08-20 15:22:05

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se totali i mjeteve që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në regjistrin kombëtar është 914.925 mjete, shkruan “Panorama”.

Tiranë(Foto:VCG)

Tiranë(Foto:VCG)

Për 6-mujorin e parë të 2024-s, mjetet mbi 15-vjeçare përbënin 73% të numrit të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Numri i autoveturave për grupin mbi 15 vjet për janar-qershor ishte 541.210, sipas të dhënave të DPSHTRR-së. Krahasuar me të njëjtën periudhë numri i tyre është rritur 11%.

Ndërsa numri autoveturat e reja, me moshe nga 0 deri 4 vite ishin 19.730. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 33%. Në totalin e makinave të regjistruara ato zënë 2.6%.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës duke zënë 35% ndaj mjeteve rrugore në vend.

Sipas llojit të markës, në 6 mujorin e parë të 2024-s, kryeson “Volkswagen” me 19% e totalit të autoveturave të regjistrit kombëtar, e ndjekur nga “Mercedez Benz” me 18% të totalit. (Fatosi)