LPR e Kinës mbetet e qëndrueshme në gusht
2024-08-20 16:46:51
Foto nga CFP
Të martën, norma e kredisë njëvjeçare e Kinës (LPR), një normë kreditimi e bazuar në treg, arriti në 3.35%, duke mbetur e pandryshuar nga korriku.
Duke komentuar për ndryshimet dhe rregullimin e fundit të LPR-së, Bruce Pang, drejtori i kërkimit i "JLL Greater China", tha për CGTN se themelet për rimëkëmbjen ekonomike të Kinës duhet ende të konsolidohen.
Bruce Pang shtoi se reforma në normat e interesit të kredisë dhe rregullimi i mekanizmit të normave të interesit të depozitave të orientuara nga tregu, mbeten në fokus të punës ekonomike, duke theksuar domosdoshmërinë për uljen e qëndrueshme të shpenzimeve të financimit të sipërmarrjeve dhe të kostos së kredisë për individët. (Fani)
Lajmet Kryesore