Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka paralajmëruar për luftë bërthamore, ndërsa ka urdhëruar vendosjen e trupave përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën, shkruan “Panorama”.
Foto:VCG
Udhëheqësi i Bjellorusisë ka një të tretën e forcave të tij të stacionuara përgjatë kufirit jugor.
Lukashenko i ka dërguar një kërcënim të qartë NATO-s, ndërsa Ukraina vazhdon të pushtojë territorin rus të Kurskut.
Gjatë një interviste televizive, cituar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve bjelloruse, ai tha se nëse aleanca perëndimore dërgonte trupa për të mbështetur Ukrainën, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore.
Foto:VCG
“Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta mposht Rusinë. Nëse dërgohen trupa të NATO-s në Ukrainë, do të nisë Lufta e Tretë Botërore. Rusia do t’i përgjigjej lëvizjes në mënyrë apokaliptike”, paralajmëroi Lukashenko.
Sipas tij, do të përdoren armë bërthamore taktike dhe strategjike dhe përgjigjja do të jetë e menjëhershme dhe e tmerrshme.
“NATO e kupton këtë, dhe ne e kuptojmë. Prandaj, duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve”,- tha presidenti bjellorus. (Fatosi)