Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore
2024-08-20 18:22:22

Qeveria e Letonisë ka filluar të heqë gjuhën ruse nga programet shkollore në gjithë vendin, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Që nga viti 2022, pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, Letonia ka hequr monumentet ruse, që përkujtonin çlirimin sovjetik të Letonisë nga nazistët.

Rreth 20.000 shtetas rusë që jetojnë në Letoni do t’i nënshtrohen testeve të përcaktuara nga qeveria për njohuri bazë të letonishtes.

Nëse dështojnë, atyre mund t’u kërkohet të largohen nga shteti. (Fatosi)