OKB: 2023-shi, viti më vdekjeprurës për punonjësit humanitarë
2024-08-20 15:04:28

Punonjes humanitare (Foto Oranews)

Punonjes humanitare (Foto Oranews)

Më shumë punonjës humanitarë vdiqën se kurrë më parë ndonjëherë gjatë vitit 2023, bëri të ditur të hënën Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), citon “ATSH”.

“Në vitin 2023, 280 punonjës humanitarë u vranë në 33 vende, një rritje prej 137% krahasuar me vitin 2022, kur u vranë 118. Më keq akoma është se viti 2024 mund të jetë në rrugën e duhur për të qenë edhe më vdekjeprurës. Që nga 7 gushti, 172 punonjës humanitarë janë vrarë’’,- bëri të ditur OCHA, duke cituar numërimin e përkohshëm nga Baza e të Dhënave të Sigurisë së Punëtorëve të Ndihmës, në kuadër të Ditës Botërore Humanitare. (Fatosi)