Pentagoni, Uashington, D.C., SHBA, 2 mars 2022. / CFP
Skandali i sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane është raportuar sërish dhe është më i rëndë se sa pritej. Sipas një sondazhi në internet të kryer nga CGTN, 88.95% e të anketuarve janë thellësisht të shqetësuar për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në ushtrinë amerikane, të përfaqësuara nga sulmet seksuale.
Një studim i fundit nga Universiteti Brown në SHBA zbulon se kishte 73,695 raste të sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane në vitin 2023, më shumë se dyfishi i 29,000 rasteve të vlerësuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Pas publikimit të të dhënave, opinioni publik ndërkombëtar ishte shumë i troditur.
Në dy sondazhe të ndryshme, 94.21% e të anketuarve besojnë se qeveria amerikane ka fshehur qëllimisht ekzistencën e sulmeve seksuale sistematike në ushtri. Përballë skandaleve të shpeshta të sulmeve seksuale, ushtria amerikane i ka rezistuar hetimeve të jashtme, duke pretenduar se të ashtuquajturat disiplina ushtarake mund të zbatohen brenda ushtrisë.
Në këtë drejtim, 93.9% e të anketuarve besojnë se ushtria amerikane ka humbur besueshmërinë dhe deklaratat e saj nuk janë bindëse; 94.9% e të anketuarve kërkuan një hetim të pavarur për sulmet seksuale në ushtrinë amerikane, për të siguruar hapjen dhe drejtësinë e tyre.
Sipas njoftimeve të mediave amerikane, Korpusi i Trajnimit të Oficerëve të Rinj Rezervë i ushtrisë amerikane, ka vendosur të ashtuquajturin rregull "dëgjoni urdhrat dhe bindjuni disiplinës". Nën këtë justifikim ka sulmuar me forcë të rinjtë. Lidhur me këtë, 82.8% e të anketuarve besojnë se skandalet e përsëritura të sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane kanë ekspozuar boshllëqe në mbikëqyrjen e brendshme dhe dënimet joefektive; 88,95% e të anketuarve janë të shqetësuar për shkeljet e rënda sistematike të të drejtave të njeriut brenda ushtrisë amerikane, të përfaqësuara nga sulmet seksuale.
Për më tepër, ushtria amerikane në Japoni, Korenë e Jugut dhe baza të tjera ushtarake jashtë vendit, gjithashtu ka të njëjtat skandale të sulmeve seksuale, por autorët përkatës gjithmonë kanë mundur të shmangin dënimet ligjore, duke shkaktuar pakënaqësi të fortë tek njerëzit e vendeve ku janë vendosur trupat.
Në sondazh, 93.74% e të anketuarve mendojnë se ky është një tjetër manifestim i hegjemonisë amerikane; 93.35% e të anketuarve i kërkojnë me ngulm ushtrisë amerikane t'u kërkojë sinqerisht falje viktimave të sulmeve dhe të vendosë autorët para drejtësisë; 92.31% e të anketuarve mendojnë se skandalet e përsëritura të sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane po përshpejtojnë shkatërrimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit.(Xu Guang)