CMG: Filipinet sulmojnë “pas shpine” paqen në Detin e Kinës Jugore
2024-08-20 15:09:24

Dy anije të Rojës Bregdetare të Filipineve hynë ilegalisht mëngjesin e së hënës, në ujërat rreth Gumës Xianbin të ishujve Nansha të Kinës. Video e xhiruar në vendngjarje tregon se anijet filipinase injoruan paralajmërimet e përsëritura të Kinës dhe u përplasën qëllimisht me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës duke shkaktuar dëme. Si reagim, Roja Bregdetare e Kinës mori masat e duhura sipas ligjeve të brendshme e atyre ndërkombëtare dhe kreu operacione profesionale, të matura dhe të standardizuara.

Foto:CMG

Një anije filipinase përplaset qëllimisht me anijen kineze(Foto:CMG)

Sipas dëshmive të padiskutueshme, pavarësisht se Filipinet u ankuan si “viktimë”, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera shprehën mbështetje, duke përbaltur faktet, të cilat vërtetojnë qartazi se përgjegjësia e përplasjes midis anijeve i takon tërësisht palës filipinase, që ka provokuar rrezik në Detin e Kinës Jugore, duke minuar paqen dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë dy viteve të fundit, Filipinet kanë krijuar shpesh probleme në gumën Ren'ai dhe Ishullin Huangyan të Kinës. Guma Xianbin është bërë tani objektivi i tyre i ri. Xianbin, një gumë e pabanuar, është pjesë e Ishujve Nansha të Kinës. Meqenëse ajo ndodhet vetëm 70 km larg gumës Ren'ai dhe është bërë një nyje e rëndësishme në itineraret e transportit detar, Filipinet kanë tentuar prej kohësh ta marrin nën kontroll.

Prej prillit të këtij viti, Filipinet dërguan një anije të madhe të Rojës Bregdetare në lagunën e Gumës Xianbin, e cila u akordua atje ilegalisht. Këtë herë, Filipinet dërguan një tjetër anije për transportimin e furnizimeve të përditshme, për të realizuar ekzistencën afatgjatë dhe zgjeruar sferën e kontrollit të paligjshëm në Detin e Kinës Jugore.

Sipas një analize të Grupit Mediatik të Kinës, veprime të tilla të palës filipinase përmbajnë gjithashtu faktorë të politikës së brendshme. 

Aktualisht, performanca e qeverisjes së autoriteteve filipinase të drejtuara nga presidenti aktual Marcos, veçanërisht zhvillimi i ekonomisë turistike, po has pakënaqësi publike brenda vendit. Nëpërmjet provokimeve të vazhdueshme ndaj Kinës në Detin e Kinës Jugore, politikanët filipinas po përpiqen të devijojnë kontradiktat dhe vëmendjet publike, për të lehtësuar presionet e veta qeverisëse. 

Një anije filipinase përplaset qëllimisht me anijen kineze(Foto:CMG)

Nga ana tjetër, autoritetet filipinase po përdorin veprime radikale ushtarake, për të treguar besnikërinë e tyre ndaj fuqive të mëdha të jashtme, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë. Disa personalitete filipinase theksuan se duke vepruar kështu, qeveria e Filipineve në fakt e vë veten në ballë të konflikteve mes fuqive të mëdha, gjë që do të shkaktojë vetëdëmtim si “vënie flakë e vetes”.

Filipinet kanë shkelur në mënyrë të përsëritur sovranitetin territorial të Kinës. Që nga fundi i qershorit kanë tradhtuar shpesh premtimet e bëra, ndërkohë që premtuan të forconin komunikimin dhe dialogun me Kinën, për të ruajtur stabilitetin e situatës në ujërat detare. Në të njëjtën kohë, ato ndërmorën një sërë veprimesh sabotuese, duke sjellë ndërhyrje të jashtme në Detin e Kinës Jugore. 

Këto veprime jo vetëm shkelin seriozisht Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, por minojnë edhe pozicionin qendror të ASEAN-it në çështjet e sigurisë rajonale, duke dëmtuar interesat e vendeve të tjera anëtare dhe e kthyer veten në një sulmuese "pas shpine" të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Aktualisht, Kina dhe vendet e ASEAN-it po vazhdojnë të nxisin konsultimet mbi "Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore" dhe po kryejnë në mënyrë aktive bashkëpunim praktik detar. 

Lidhur me çështjen e Detit të Kinës Jugore, Kina i përmbahet gjithmonë parimit të paqes. Ajo këmbëngul në menaxhimin e duhur të mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimit me vendet direkt të interesuara. 

Foto:VCG

Anija filipinase e akorduar ilegalisht në ujërat e gumës Ren'ai(Foto:VCG)

“Por nga ana tjetër, ajo është e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe të drejtave të ligjshme detare. Filipinet duhet të ndalojnë menjëherë shkeljet dhe të tërheqin anijet përkatëse. Përndryshe, do të paguajnë çmimin për injorancën e tyre”, përfundon komenti i Grupit Mediatik të Kinës.        (Zhang Yan/Elona)