Në kuadër të Ditës Botërore të Fotografisë, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, u hap ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”, shkruan “ATSH”.
(Foto ATSh)
Si çdo vit, në këtë ditë të shënuar, Muzeu “Marubi” feston celebrimin e artit të fotografisë përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme.
Në historinë e fotografisë shqiptare përmendet fototeka “Marubi” në Shkodër, që përfshin fotografi të vjetra mbi 150-vjeçaret, të cilat ruhen ende edhe sot.
Dita Botërore e Fotografisë synon të bëjë homazhe për fotografët që kontribuan në fushët e fotografisë, dhe për të inkurajuar njerëzit që të merren me artin.
Fotografët gjithashtu bëjnë homazhe për pionierët e këtij arti që i frymëzuan ata të merren me fotografinë. (Fatosi)