Të hënën paradite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit dhe presidentin vietnamez To Lam, që ndodhet për vizitë shtetërore në Kinë.
Xi Jinping-u i shprehu To Lamit mirëseardhjen në Kinë dhe e uroi përsëri për zgjedhjen si sekretar i përgjithshëm i KQ të PKV-së. "Fakti që Ju zgjodhët Kinën për të bërë vizitën e parë pas zgjedhjes si sekretar i përgjithshëm, tregon plotësisht rëndësinë e madhe që u kushtoni marrëdhënieve ndërmjet dy partive e dy vendeve dhe pasqyron nivelin e lartë strategjik të marrëdhënieve kino-vietnameze. Unë jam i gatshëm të vendos marrëdhënie të mira pune dhe miqësi personale me Ju, për të thelluar ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Vietnamit," theksoi Xi.
Ai u shpreh më tej se Kina e konsideron gjithmonë Vietnamin si një përparësi në diplomacinë e vet me vendet fqinje dhe e përkrah Vietnamin në ndjekjen e rrugën së socializmit që përputhet me kushtet e veta kombëtare, si edhe në promovimin e reformën dhe hapjes e të modernizimit socialist.