Më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me një vit më parë
2024-08-19 12:55:23

Në periudhën janar-korrik 2024 sitet kulturore në Shqipëri u vizituan nga 651 796 vizitorë, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan ATSH.

Vizitorë në sitet kulturore (Foto ATSH)

Vizitorë në sitet kulturore (Foto ATSH)

Lajmin e bëri të ditur të dielën kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale të dhënat e 7-mujorit.

Kryeministri theksoi se 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Ndër sitet kulturore me më shumë interes kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë.

Lista vijon më pas me Muzeun “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 90,955 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Shkodrës me 85,806 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Butrintit me 84,742 vizitorë dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë me 68,469 vizitorë.(Fatosi)