Mbi 20 të plagosur dhe mijëra të evakuuar pas zjarreve në Turqinë perëndimore
2024-08-19 12:53:19

Foto nga VCG

Zjarret në të gjithë Turqinë perëndimore, me përmasat më të mëdha deri më tani këtë vit, plagosën 21 persona dhe detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen, thanë autoritetet, njofton ATSH.

Flakët u përhapën në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT. Turqia ka qenë duke luftuar me valën e të nxehtit gjatë verës, duke i bërë më të mundshme zjarret në të gjithë vendin.

Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve të papritura të motit. (Fatosi)