Rritet eksporti i peshkut, qershori regjistron kulmin
2024-08-19 14:44:41

Në Shqipëri pavarësisht rritjes së zënies së peshkut dhe produkteve të detit, konsumi dominohet nga importi, shkruan rtsh.al.

Rritet eksporti i peshkut (Foto RTSH)

Rritet eksporti i peshkut (Foto RTSH)

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në 1 vit, pra nga Qershori 2023-Qershor 2024, në Shqipëri janë importuar 30 mijë ton peshk.

Rritja është reflektuar edhe në vlerë. Muaji Qershor 2024, arrin vlerën më të lartë të importit të peshkut, në rreth 1.36 miliardë lekë, apo 14 milionë euro.

Ndërsa në total përgjatë gjithë periudhës Qershor 2023-Qershor 2024, janë importuar në total afro 11.1 miliardë lekë peshk, rreth 11 milionë euro dhe produkte të tjera nënujore.

Nga ana tjetër, peshku i eksportuar për të njëjtën periudhë kap një vlerë më të ulët në raport me importin, të regjistruar në 7.8 miliardë lekë  dhe po ashtu në sasi, regjistruar në 10.348 ton, ku Qershori 2024 regjistron sasinë më të ulët përgjatë gjithë vitit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 ton. Duke marrë parasysh zëniet mesatare në një vit, del në pah se shumica shkon për eksport dhe pjesa më e vogël mbetet për konsum vendas.