Zelenski: Ukraina po forcon pozicionet në territorin e pushtuar rus
2024-08-19 15:11:10

Trupat ukrainase po “forcojnë” pozicionet në territorin e pushtuar në Rusi dhe po zgjerohen më tej, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shkruan rtsh.al.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ushtarët ukrainas kanë dy javë në inkursionin e tyre në rajonin e Kurskut të Rusisë,  më i thelli që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se dy vjet më parë.

Trupat po vazhdojnë të avancojnë më tej në Kursk. Moska e ka quajtur inkursionin një provokim të madh dhe u zotua të hakmerret me një "përgjigje të denjë".

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Presidenti Zelensky tha: “Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po marrin robër ushtarakë rusë dhe po afrojnë lirimin e ushtarëve dhe civilëve tanë të mbajtur nga Rusia."

Foto:VCG

Foto:VCG

Kievi pretendon se ka marrë kontrollin e më shumë se 80 vendbanimeve në inkursion. Deklarata e tij e fundit vjen pasi Ukraina shkatërroi një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym këtë javë.

Rusia tha se forcat e saj kishin zmbrapsur ukrainasit pranë tre vendbanimeve në rajonin e Kurskut dhe po kërkonin për "grupe armike të lëvizshme" që përpiqeshin të depërtonin më thellë në vend.

Rusia sulmoi të paktën katër rajone të Ukrainës të shtunën, sipas zyrtarëve ukrainas, duke përfshirë rajonin verilindor të Kharkiv. Zelensky tha të shtunën se kishte pasur "dhjetëra sulme ruse" në pozicionet ukrainase pranë qyteteve Toretsk dhe Pokrovsk.