Harris do të shpenzojë 370 mln USD për reklama, shuma më e madhe e të gjitha kohrave
2024-08-19 12:50:43

Foto nga VCG

Drejtues të Fushatës së Zëvendës Presidentes Kamala Harris thanë  se kjanë rezervuar 370 milionë dollarë në reklama televizive dhe digjitale deri në zgjedhjet e nëntorit, duke përfshirë atë që fushata thotë se është blerja më e madhe e reklamave digjitale në historinë politike të SHBA, shkruan rtsh.al.

Blerja masive e reklamave përfaqëson një ndryshim historik: 200 milionë dollarë do të shkojnë drejt reklamave digjitale, ndërsa 170 mln dollarë do të shkojnë për spotet tradicionale televizive.

Arritja e votuesve në internet ose në telefonat e tyre është bërë një imperativ i ri për fushatat pasi ata kërkojnë një avantazh. Blerjet e reklamave përfaqësojnë rritje të konsiderueshme nga katër vjet më parë. (Fatosi)