Tërmet i fuqishëm në Kamçatka të Rusisë
2024-08-19 14:29:02

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur të shtunën brigjet lindore të gadishullit rus të Kamçatkës, ndërsa u lëshuan paralajmërime për cunami, njofton panorama.al.

Foto:VCG

Gadishulli i Kamçatkës(Foto:VCG)

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 51 km (32 milje), tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti.

Një paralajmërim për cunami tha se valët që “arrinin 0.3m-1m” mbi nivelin e baticës ishin të mundshme vetëm për disa zona bregdetare në Rusi.(Fatosi)