Foto nga RTSH
Dy gazetarë italianë, të cilët shkaktuan zemërimin e Moskës pas një raportimi televiziv nga zonat e kontrolluara nga forcat ukrainase në rajonin rus të Kursk-ut do të kthehen në Itali, tha rrjeti RAI të shtunën, njofton rtsh.al.
Ministri i Jashtëm rus thirri ambasadorin italian të premten mbi atë që e cilësoi kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e ekipit të gazetarëve të RAI-t.
“Kompania vendosi që gazetarja Stefania Battistini dhe kameramani Simone Traini të kthehen përkohësisht në Itali, për arsye të sigurisë së tyre personale”, tha RAI.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve njoftoi se Shërbimin Federal i Sigurisë, FSB, kishte hapur hetime ndaj gazetares dhe kameramanit. Ministria e Jashtme e Italisë tha se ambasadorja Cecilia Piccioni u kishte shpjeguar autoriteteve ruse se RAI dhe ekipi i gazetarëve vepruan në mënyrë të pavarur. (Fatosi)