Panairi i Librit në Ulqin mbylli të dielën me traditën e ndarjes së çmimeve, me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić.
Ceremonia e dekorimit të çmimit
Çmimi “Sevantes” për përkthimin më të mirë gjatë vitit 2023-2024, iu dha librit “Njeriu që shet gjak” përkthyer nga Iljaz Spahiu, sinolog i mirënjohur shqiptar që ka përkthyer një sërë veprash nga kinezishtja në gjuhën shqip si "Bretkosa", "Klani i Sorgumit të Kuq", "Historia e Kinës" etj. Ai iu dekorua në vitin 2017 me Çmimin e Kontributit të Posaçëm në Botimet e Letërsisë Kineze.
Z. Iljaz Spahiu mban fjalim në ceremoninë e dekorimit
Çmimi “Liburnia”, për prozën më të mirë, 2023-2024, shkoi për shkrimtarin Namik Dokle, për romanin “Dhjetë gramë nder”, e botuar nga “Toena”.
Z. Namik Dokle në panairin(Foto:ATSH)
Çmimi “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë, 2023-2024, shkoi për autorin Viktor Canosinaj, për librin “Rpbi IARM234G”, botuar nga “Dyrrah”.
Foto:ATSH
Çmimi “Ulchinium”, për librin më të mirë studimor, shkoi për studiuesen Viola Isufaj, për librin “Baladë dritash për Zorbën” (Në poetikën e Zef Zorbës”, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Çmimi “Olcinium” iu dha librit “Publicistikë e zgjedhur” 2000-2020 me autor Erion Kristo.