“Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve”, shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” në një artikull kushtuar vendin tonë.
Ajo shkruan se Shqipëria është një nga destinacionet më të rekomanduara, bazuar jo vetëm nga çmimet por edhe nga plazhet dhe qytetet historike që ofron.
Në artikull gjithashtu listohen disa nga qytetet dhe plazhet më të bukura të vendit tonë që duhet vizituar, duke nisur që nga Ksamili e deri tek Tirana apo Berati.
“Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme. Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro.
Ksamili - foto ilustruese nga gazeta Tema (1)
Disa zgjedhin të pushojnë në shtator, pasi resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta.
Por, cilido muaj që të jetë, ajo që kërkojmë kur udhëtojmë janë destinacione të reja që na ofrojnë eksperienca të reja.
Një nga destinacionet më të rekomanduara – bazuar nga përballueshmëria – është Shqipëria”, nënvizon artikulli.
Më tej artikulli shkruan se Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.
Nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në më pak se një orë me makinë turistët do të gjenden në bregdetin magjepsës shqiptar.
Saranda - foto shqiptarja.com (1)
Sipas artikullit, vendi i vogël evropian nuk krenohet vetëm me plazhet mahnitëse – por ofron edhe qytete mesjetare, mundësi për aktivitete të tilla si rafting dhe hiking.
· Po cilat janë vendet në Shqipëri që gazeta propozon që të vizitohen?
· Ksamili, plazhi më i vlerësuar në Shqipëri.
· Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe një nga qoshet më të bukura të Shqipërisë. Përveç kësaj, është vendi i përsosur për të bërë rafting.
· Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, për adhuruesit e natyrës dhe maleve.
· Gjirokastra, qendra e saj historike është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
· Syri i Kaltër, një burim uji – i formuar nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura të blusë në të gjelbër.
· Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ofron modernitetin e vendit, ku mund të shihni bunkerët antibërthamor në periferi – dhe të merrni teleferikun për të parë të gjithë kryeqytetin nga Mali i Dajtit”, shkruhet në artikull.
Ndërkohë edhe revista spanjolle “20 Minutos” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe më të përballueshme për të kaluar pushimet në vitin 2024.
“Kur planifikojmë një udhëtim jashtë Spanjës, gjëja e parë që mendojmë është se do të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Dhe nuk duhet të jetë kështu – pasi disa destinacione – të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv – ofrojnë pushimet e ëndrrave pa shpenzuar shumë”, shkruan revista.
“Janë të panumërta arsyet për të vizituar Shqipërinë dhe një prej tyre është buxheti juaj.
Gjatë vizitës tuaj në vendin mesdhetar do të gjeni çmime shumë të lira, megjithëse kjo nuk është arsyeja më e rëndësishme, pasi territori i tij i vogël është plot me xhevahire për t’u zbuluar.
Turizsmi ne Shqiperi per 2024 - foto ilustruese nga Opinion (1)
E vendosur në brigjet e detit Adriatik, në veri të Greqisë dhe përballë Italisë, për momentin pak turistë i njohin thesaret e mëdha që strehon.
Ka shumë vende interesante për të vizituar, që nga Berati piktoresk, i vendosur mbi një kodër dhe i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, deri te Riviera madhështore Shqiptare, e krahasueshme me bregdetin italian, por shumë më e përballueshme.
Dhe për më tepër, Shqipëria është plot me qytete të vogla magjepsëse që ia vlen të eksplorohen me një ritëm të ngadaltë”, përfundon artikullin e saj revista “20 Minutos”.
Përgatiti: N. Kraja