“Shndrite n’Shirokë”, nis edicioni i parë i Festivali i dritave
2024-08-19 09:55:14

Foto nga ATSH

Festivali i dritave “Shndrite n’Shirokë”, ka nisur edicionin e parë në Shirokë, pranë Shkodrës, njofton ATSH. Nisjen e festivalit e ka lajmëruar kryeminisri Edi Rama.  “Me artistë, panaire, kulinari, sporte ujore, paradë motoçikletash dhe argëtim për fëmijët, mos mungo në Shirokë më 17 dhe 18 gusht për Festivalin e Dritave”, shprehet Rama.

Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar pamjen Shirokës, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese. Shiroka po mikpret turistë nga e gjithë bota.    Disa projekte transformuese  synojnë  t’i japin një tjetër pamje  Shkodrës Turistike 2030.(Fatosi)