Foto nga RTSH
Në prag të nisjes të dielën të edicionit të 86-të të kampionatit “Abissnet Superiore 2024-2025”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, trajnerët, futbollistët dhe stafet e ekipeve, shkruan rtsh.al. Ai i uron të gjithë për një sezon sa më të suksesshëm dhe plot me emocione.
"Ky sezon shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollit shqiptar, duke na ofruar të gjithëve mundësinë për të përjetuar momente të paharrueshme, emocione të forta dhe garë e respekt për kundërshtarin në fushën e lojës" shprehet Duka.
Ai përsëriti sërish thirrjen për krijimin e ligjit të sponsorizimit nga ana e qeverisë si një kërkesë jetike për mbështetjen e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Sezoni i ri futbollistik shqiptar do të transmetohet ekskluzivisht pa pagesë nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. (Fatosi)