Makina (Foto Rtsh)
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Shqipëria importon makina të përdorura duke lënë pas Gjermaninë dhe Zvicrën.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e këtyre mjeteve që u importuan gjatë janar-korrik 2024 vijnë nga Koreja e Jugut, një rritje e dukshme nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, që ishte 7 për qind e totalit, shkruan “RTSH”.
Në numër, mjetet e importuara nga Koreja e Jugut janë rritur me mbi 3 herë ku nga rreth 2956 tashmë kanë arritur në 10.6 mijë mjete.
I vetmi vend që ende kryeson importet duke lënë pas Korenë është Italia, nga ku importet kanë një peshë 18.2 për qind, ose 11.1 mijë automjete në janar-korrik. Në vend të tretë renditet Gjermania me 17.2% (10.5 mijë mjete) dhe më pas me radhë Zvicra me 9.1%, SHBA me 6.7%, Kina me 5.7%. (Irma)