Ministri Gonxhja: Rizgjimi i qytetit antik Olimpia nëpërmjet digjitalizimit të resurseve arkeologjike
2024-08-18 12:42:21
Olimpia (Foto Atsh)
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në qytezën antike të Olimpias, në afërsi të fshatit Mavrovë, në Vlorë, ku qendra “Impakt” po vijon punën intensive në terren për rizgjimin e tij nëpërmjet digjitalizimit të resurseve arkeologjike, shkruan “ATSH”.
Ministri Gonxha theksoi se e ardhmja e sitit arkeologjik është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.
“Duke shfrytëzuar potencialin e zonës nëpërmjet nxitjes së turizmit kulturor nxisim ekonominë lokale”,- tha ministri.
Qyteza e Olimpias përfaqëson një nga qytetërimet antike të zonës së luginës së lumit Shushicë, krahas Amantias, që banoheshin në antikitet nga amantinët. (Irma)
Lajmet Kryesore