Gaza (Foto Atsh)
Ushtria izraelite u bëri thirrje civilëve në Gazën jugore dhe qendrore të largohen përpara nisjes së një operacioni të ri ushtarak, shkruan “ATSH”.
“Organizata terroriste Hamas ka krijuar një infrastrukturë terroriste në një zonë të përcaktuar si Zonë Humanitare”,- bënë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një postim në “Telegram”.
IDF-ja bëri të ditur se Hamas lëshoi raketa drejt Izraelit nga qyteti jugor Khan Younis.
Sipas Ushtrisë izraelite, IDF-ja do të veprojë kundër organizatave terroriste në zonë.
Duke përdorur fletëpalosje, mesazhe me tekst, telefonata dhe raporte mediatike në gjuhën arabe, IDF-ja u bëri thirrje civilëve të lëviznin në një zonë humanitare.
Zonat e prekura përfshijnë rrethet në veri të Khan Younis dhe në lindje të qytetit qendror Deir al-Balah.
IDF-ja bëri të ditur se po bënte paralajmërime paraprake për civilët, për të zbutur dëmin ndaj popullatës civile dhe për t’u mundësuar civilëve të largohen nga zona e luftimit. (Irma)