Panairi i librit ne Ulqin (Foto Atsh)
Në Ulqin të Malit të Zi startoi edicioni i 23-të i Panairit të Librit.
Në këtë panair, ku janë paraqitur rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj, do të ketë shumë aktivitete, takime me krijues të njohur, ndarje çmimesh etj., me qëllim promovimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe nxitjen e leximit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve, shkruan “ATSH”.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ministrja e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi, Tamara Vujoviç, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Shqipëri, Alda Bardhyli, si dhe drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit në Shqipëri, Irena Toçi. (Irma)