Raporti i Frontex (Foto Panorama)
Në një raport të Agjencisë Kufitare të BE-së, FRONTEX, thuhet se në gjysmën e parë të vitit rënia më e madhe në kalimet e parregullta kufitare është vërejtur në rrugët e Ballkanit Perëndimor, përcjell “Panorama”.
Sipas FRONTEX, nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12.407 kalime të emigrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane, një rënie me 75 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
FRONTEX bëri të ditur se shumica e emigrantëve të kapur nga policitë kufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane, janë nga Siria, Turqia dhe Afganistani.
Një raport thuhet se edhe numri i përgjithshëm i kalimeve të parregullta kufitare nga të gjitha rrugët e emigrimit drejt BE-së në shtatë muajt e parë të vitit ra me 36 për qind (në 113.400) krahasur me të dhënat e një viti më parë.
Sipas organizatës policore europiane kufijtë veriorë të rajonit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian do të mbeten pika kyçe. Përforcimi i kontrolleve të kufirit serbo-hungarez ka frenuar lëvizjet drejt Hungarisë që nga tetori 2023 dhe devijimet drejt pikës Bosnjë-Hercegovinë-Kroaci ose zona të tjera dalëse si ajo mes Serbisë dhe Kroacisë mund të shihen si rrugë nga kontrabandistët e emigrantëve të parregullt. (Irma)