Republika e Ishujve Sejshell është një arkipelag në Oqeanin Indian, në lindje të Afrikës. Me peizazhe të bukura dhe burime të pasura shtazore dhe bimore, Ishujt Sejshell quhen "parajsa e turistëve".
Turizmi është shtylla e ekonomisë së Ishujve Sejshell, ndërsa peshkimi është shtylla e dytë e ekonomisë së vendit.
Pas vendosjes së lidhjeve diplomatike më 30 qershor të vitit 1976, marrëdhëniet midis Kinës dhe Ishujve Sejshell kanë ecur në rrugë të mbarë. Bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike, arsimore etj, ka pasur rezultate të dukshme.
Në 40 vitet e kaluara, ekipe mjekësore kineze kanë ofruar vazhdimisht ndihmë mjekësore për Ishujt Sejshell. Lidhur me këtë, Presidenti Wavel Ramkalawan falënderoi Kinën për ndihmën mjekësore dhe shprehu bindjen që ky bashkëpunim mjekësor dypalësh do të vazhdojë.
Krahas këtyre, Kina i ka ndihmuar Ishujt Sejshell të ndërtojnë spitale, shkolla, banesa etj. Këto projekte bashkëpunimi zhvillohen nën nismën "Një brez, një rrugë".
Duke komentuar për "Një brez, një rrugë", Presidenti Wavel Ramkalawan u shpreh se kjo nismë është një projekt shumë i mirë që do të ketë një të ardhme të ndritshme dhe do të nxisë zhvillimin e përbashkët të palëve pjesëmarrëse.
Këtë vit do të mbahet në Pekin Samiti i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë. Kjo është një platformë e rëndësishme për zhvillimin e përbashkët të Kinës dhe vendeve afrikane.
Gjatë intervistës, Presidenti Wavel Ramkalawan shprehu bindjen se ky Samit do të ofrojë më shumë mundësi për shkëmbimet dhe bashkëpunimet midis Ishujve Sejshell dhe Kinës, për të nxitur përfitimet e përbashkëta për të dy vendet. (Fani)
