Kryeministrja e Tajlandes (Foto Atsh)
Kryetarja e partisë në pushtet Pheu Thai, Paetongtarn Shinawatra, u zgjodh kryeministre e Tajlandës, gjatë një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, pas shkarkimit të Srettha Thavisin nga Gjykata Kushtetuese.
Paetongtarn, e cila fitoi me shumicë votash, do të jetë kryeministrja e dytë grua e vendit, shkruan “ATSH”.
37-vjeçarja është vajza e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra dhe mbesa e ish-kryeministrit Yingluck Shinawatra, të cilët ishin në pushtet për disa vite, por më pas u rrëzuan nga një grusht shteti ushtarak dhe u larguan në mërgim.
Srettha, 62 vjeç, u rrëzua nga pushteti të mërkurën, pas më pak se një viti në detyrë, pas veprimeve ligjore nga 40 senatorë. Ata e akuzuan atë për emërimin e Pichit Chuenban si ministër në kundërshtim me rregullat, të cilat parandalojnë emërimet e personave me precedentë penalë.
Gjykata vendosi në favor të senatorëve.
Thaksin Shinawatra, një miliarder, u kthye në Tajlandë në gusht të vitit të kaluar duke qenë në mërgim të vetimponuar që nga viti 2008. (Irma)