Foto nga CFP
Qeveria kineze po shton përpjekjet për të parandaluar hyrjen e virusit të lisë së majmunit (mpox).
Dogana e Përgjithshme e Kinës njoftoi të premten, aplikimin e masave mbikëqyrëse më të rrepta ndaj personave dhe mallrave që vijnë nga rajonet e prekura nga mpox. Udhëtarët që shfaqin simptoma si ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh ose skuqje, duhet të raportojnë gjendjen e tyre të sëmundjes para hyrjes.
Krahas këtyre, automjetet dhe mallrat e infektuara ose që kanë mundësi të infektohen, do t'i nënshtrohen procedurave të detyrueshme sanitare. Masat kanë hyrë në fuqi më 15 gusht dhe do të zgjatin për gjashtë muaj.
Në fillim të javës, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli mpox-in një emergjencë globale të shëndetit publik, pas përhapjes së virusit jashtë rajoneve epidemike në Afrikë.
Në përgjigje të situatës në përshkallëzim, OBSH thirri një takim urgjent të premten, për të siguruar në mënyrë globalisht të barabartë, furnizimin me testime, mjekime dhe vaksina. Zëdhënësja Margaret Harris theksoi se rritja e monitorimit pritet të çojë në zbulimin e më shumë rasteve jashtë Afrikës. Gjithsesi, OBSH nuk ka rekomanduar asnjë kufizim udhëtimi. (Fani)