Lija e majmunit (Foto Rtsh)
Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi regjistroi rastin e parë të një varianti të ri ngjitës të lisë së majmunit jashtë kontinentit afrikan. Personi u infektua gjatë një qëndrimi në një zonë të Afrikës, ku aktualisht ka një shpërthim të madh të sëmundjes, shkruan “RTSH”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunit emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.
Lija e majmunit transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si marrëdhëniet seksuale, kontakti lëkurë me lëkurë dhe të folurit ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër.
Ajo shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale, me 4 në 100 raste që çojnë në vdekje.
Ekzistojnë dy lloje të sëmundjes, Clade 1 dhe Clade 2. Ndërsa Clade 2 shkaktoi një emergjencë të shëndetit publik në vitin 2022, ai ishte relativisht i butë dhe tashmë është shfaqur në Suedi.
Agjencia suedeze e Shëndetit Publik bëri të ditur se lloji Clade 1 i lisë së majmunit ka të ngjarë të lidhet me një rritje më të lartë të një kursi më të rëndë të sëmundjes dhe vdekshmëri më të lartë. (Irma)