Presidenti Zelensky: Ukraina kontrollon 80 vendbanime ruse
2024-08-17 13:20:20
Foto nga CFP
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se trupat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit të vogël rus Sudzha dhe do të ngrenë një zyrë komanduese ushtarake atje.
“Zyra do të mbikëqyrë ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe do të kujdeset për nevojat themelore të popullsisë vendase ruse”,- deklaroi Zelensky pas një takimi me Komandantin e Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, shkruan “ATSH”.
Sudzha është qendra administrative e një distrikti kufitar në rajonin Kursk të Rusisë.
Në një videomesazh të postuar në mediat sociale, presidenti Zelensky tha se më shumë se 80 vendbanime të tjera kontrollohen nga trupat ukrainase. (Irma)
Lajmet Kryesore