Rusia përforcon kufirin me Ukrainën
2024-08-17 11:46:10

Tanke ukrainase (Foto Atsh)

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov, njoftoi se janë bërë përforcime të trupave dhe pajisjeve për rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk në kufirin me Ukrainën, në përputhje me një plan të përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm rus, shkruan “RTSH”.

“Bëhet fjalë për përmirësimin e efikasitetit të sistemit të menaxhimit të trupave në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë”,- theksoi Belousov gjatë një takimi për mbrojtjen e rajonit kufitar, me fokus në Belgorod.

“Qëllimi është një koordinim më i mirë midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Federal të Sigurisë së Brendshme (FSB), Gardës Kombëtare dhe organizatave të tjera të sigurisë”,- theksoi ai. (Irma)