Zjarret kanë shkatërruar rreth 37% të sipërfaqes pyjore të Athinës
2024-08-16 10:30:37

Foto nga VCG

Zjarret në Greqi gjatë shtatë viteve të fundit kanë shkatërruar mbi një të tretën e sipërfaqes pyjore në rajonin e Atikës, që përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Pireut, shkruan “ATSH”.

“Sipas të dhënave të reja, 13 megazjarre nga viti 2017 deri më 13 gusht kanë djegur një zonë të madhe sa rreth 70.000 hektarë e sipërfaqes totale të rajonit prej 250.000 hektarësh, ose 37 për qind të zonës pyjore”,- thuhet në një deklaratë të Observatorit Kombëtar të Athinës bazuar në të dhënat nga shërbimi i BE-së “Copernicus”.

Sipas Observatorit, nga 125.000 hektarë në zonat pyjore në rajon, 45.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret në tetë vitet e fundit.

Zjarri që shpërtheu në verilindje të Athinës të dielën ka shkatërruar deri më tani një sipërfaqe prej 9600 hektarësh. (Irma)