Hamasi kërkon që bisedimet për armëpushim të fokusohen te plani amerikan
2024-08-16 16:26:30

foto nga CFP

Zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan i dha një intervistë AP në Doha më 13 gusht 2024/ foto nga CFP

Hamasi nuk do të negociojë asnjë kusht të ri për një armëpushim apo lirimin e pengjeve, tha një burim brenda lëvizjes islamike palestineze.

Sipas burimit, Hamasi kërkoi që bisedimet e zhvilluara në Katar të fokusoheshin vetëm në zbatimin e planit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, shkruan “ATSH”.

Hamasi u ka bërë të qartë ndërmjetësuesve se ata nuk do të pranojnë më shumë manovra nga Izraeli.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vepruar si ndërmjetës prej disa muajsh mes Izraelit dhe Hamasit.

Diskutimet e Dohas u panë si një moment kyç në përpjekjen për të siguruar një armëpushim dhe për të lehtësuar shkëmbimin e pengjeve në konfliktin e Gazës. (Irma)