foto nga VCG
Një vaksinë mRNA për tumoret pozitive të virusit Epstein-Barr është miratuar për provat klinike të Fazës I, nga Qendra e Kinës për Vlerësimin e Barnave pranë Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore.
Injeksioni i ri, i zhvilluar në mënyrë të pavarur nga WestGene Biopharma në Chengdu, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, mori miratimin e Hetimit të Barnave të Reja nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së në maj të këtij viti. Ndërkohë kanë përfunduar testimet hetuese fillestare për karcinomën nazofaringale dhe limfomën.
Epstein-Barr u identifikua si virus kancerogjen i grupit I nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet ndaj Tumoreve, tha Song Xiangrong, një bashkëthemelues i WestGene Biopharma, duke shtuar se ky ishte virusi i parë onkogjenik i njeriut që u zbulua.
Ky virus lidhet me më shumë se 10 lloje tumoresh malinje, si karcinoma nazofaringale, limfoma dhe kanceri i stomakut, tha Song. Zhvillimi i një vaksine terapeutike të tumorit mRNA, është një nga përparimet kryesore në fushën e barnave inovative të mRNA dhe imunoterapisë së tumoreve.
Kompania do të kryejë prova klinike në të gjithë Kinën, për të promovuar sa më shpejt të jetë e mundur aplikimin e vaksinës mRNA. (Fang Xiaoyu/Elona)