foto nga VCG
Në përgjigje të ankesave publike, Kina do të shtojë përpjekjet për të goditur fenomenin e rishitjes së biletave të pikave turistike, tha të premten Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Departamentet e kulturës dhe turizmit në të gjithë Kinën janë udhëzuar të bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë publike, mbikëqyrjen e tregut dhe çështjet e hapësirës kibernetike, për të pastruar mjedisin e tregut, tha ministria në një përgjigje ndaj komenteve në internet.
foto nga VCG
Lidhur me ankesat ndaj kërkesave për rezervime në internet për atraksionet turistike, drejtoria e zhvillimit të burimeve të ministrisë tha se kishte kërkuar fleksibilitet në trajtimin e çështjes, si mbajtja e disa pikave për shitjen e biletave në vend dhe sigurimi i hyrjes së të moshuarve.
foto nga VCG
Ministria e Kulturës dhe Turizmit këshilloi vendet piktoreske me kapacitet të mjaftueshëm që të anullojnë rezervimet.
Publiku është edhe i ftuar të ndajë opinionet e tij për optimizimin e procedurës së rezervimit. (Fang Xiaoyu/Elona)