Protesta e izraelitëve për thirrjen e lirimit të pengjeve, më 15 gusht 2024 në Tel-Aviv/ foto CFP
Izraeli kërkoi lirimin e 33 pengjeve të gjallë të mbajtur nga Hamasi, gjatë bisedimeve të mbajtura në Doha, bëhet e ditur nga media izraelite, që citon zyrtarë izraelitë të përfshirë në negociatat.
“Përfaqësuesit izraelitë dhanë një listë me emra si kusht për një marrëveshje. Izraeli nuk dëshiron të gjendet në një situatë në të cilën Hamasi kryesisht dorëzon kufoma”,- shkruan gazeta izraelite “Yediot Ahronoth”, citon “ATSH”.
Tridhjetë e tre pengjet thuhet se janë raste humanitare, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë, si dhe gra ushtarake.
Sipas llogaritjeve izraelite, Hamasi mban ende 115 pengje, nga të cilët Izraeli ka deklaruar 41 të vdekur.
Pengjet e tjera, fati i të cilëve nuk dihet, supozohet se nuk janë gjallë. (Irma)