foto nga CCTV
Në datat 28 Gusht deri më 8 Shtator do të zhvillohen në Paris të Francës Lojërat e 17-ta Paralimpike. Në këtë kuadër, të premten pasdite në Pekin u shpall delegacioni sportiv përfaqësues i Kinës.
foto nga VCG
Numri i përgjithshëm i anëtarëve të delegacionit është 516. Në të përfshihen 284 atletë (126 atletë meshkuj dhe 158 atlete femra), 232 trajnerë, staf dhe personel mbështetës.
Spotistët vijnë nga 25 provinca, rajone autonome dhe qytete nga e gjithë Kina. Mosha mesatare është 25.8 vjeç, ku më i madhi është një atlet pingpongu 48-vjeçar dhe më reja notarja 15-vjeçare Zhu Hui. Pakicat etnike përfaqësohen me 12 sportistë.
foto nga CCTV
Pjesëmarrësit janë të gjithë sportistë amatorë, me profesione që përfshijnë punëtorët, fermerët, studentët, nëpunësit civilë, staf dhe përkthyes të pavarur. Prej tyre, 189 kanë marrë pjesë edhe më parë në Paralimpiadë, kurse 95 sportistë marrin pjesë për herë të parë.
Delegacioni do të marrë pjesë në disiplinat e gjuajtjes me hark, atletikës, badmintonit, në total në 302 ndeshje e gara, në 19 disiplina të ndryshme. (Fang Xiaoyu/Elona)