foto nga VCG
“Kina ka një treg plot vitalitet, që karakterizohet nga vendosmëria e qeverisë për të zgjeruar kërkesën e brendshme dhe për të promovuar transformimin e gjelbër gjithëpërfshirës, duke na ofruar një hapësirë më të gjerë zhvillimi”, kështu u shpreh Tao Lin, Nënkryetare e Grupit Global Tesla, për Grupin Mediatik të Kinës, pasi autoritetet kineze publikuan më 15 korrik të dhënat mbi zhvillimin e ekonomisë kombëtare.
Bayer, kompania gjermane e shkencave të jetës, bëri me dije se këtë vit do të investojë 20 milionë euro për të krijuar në Shangai Qendrën Kineze të Inovacionit dhe Bashkëpunimit. Në të njëjtën kohë, gazeta franceze "Le Figaro" deklaroi se kompanitë gjermane po investojnë më shumë se kurrë në tregun kinez. Prodhuesit gjermanë shpresojnë të zgjerojnë prodhimin në Kinë, për të mbrojtur pjesën e tyre të tregut.
Por nga vjen besimi i investimeve të huaja në tregun kinez?
Përgjigjen e gjeni në raportin e fundit të ecurisë së ekonomisë kombëtare të muajin korrik.
Në korrik, vlera e shtuar e sipërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar u rrit me 5.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ritmi i rritjes së industrisë së prodhimit të pajisjeve u rrit me 0.4 pikë përqindjeje nga një muaj më parë. Indeksi i prodhimit u përshpejtua me 0.1 pikë përqindjeje. Indeksi i pritshmërisë së prodhimit dhe operimit të sipërmarrjeve dhe qarkullimi i pasagjerëve vazhdoi të zgjerohet përkatësisht 6.5% dhe 4.6%. Përballë kompleksitetit të ashpër ndërkombëtar, mjedisit dhe ndërhyrjeve të faktorëve afatshkurtër si moti ekstrem i brendshëm, ekonomia e Kinës ka vazhduar të zhvillohet përgjithësisht në mënyrë të qëndrueshme.
foto nga VCG
Për të investuar në një treg, sipërmarrjet duhet të vëzhgojnë edhe shkallën e tij, atmosferën inovative dhe mjedisin e biznesit. Kjo është kyçe për suksesin e tyre.
Tregu nënkupton mundësi biznesi. Aktualisht, tregu konsumator i Kinës po përmirësohet vazhdimisht, gjë që po krijon pika të reja investimi dhe mundësi biznesi. Kohët e fundit, Kina ka zbatuar masa për të rritur mbështetjen ndaj përditësimeve të pajisjeve në shkallë të gjerë, tregtimin e mallrave të konsumit dhe promovimin e konsumit të shërbimit. Shumë kompani të huaja kanë krijuar ekipe të specializuara për të kapur dividentët e tregut.
Inovacioni është forca kryesore lëvizëse për zhvillimin e qëndrueshëm të kompanive. Sipas raportit të ecurisë së ekonomisë, rezulton se në korrik forcat e reja prodhuese cilësore të Kinës janë rritur, kurse energjia e re kinetike është bërë një motor i ri për rritjen ekonomike. Krijimi i pikave të reja të zhvillimit është i favorshëm për rritjen e vrullit të ekonomisë së Kinës.
Për kompanitë e huaja, kjo do të thotë më shumë hapësira për zhvillim. Në sytë e tyre, atmosfera aktive e inovacionit të Kinës, burimet e shumta njerëzore dhe sistemi i plotë i zinxhirit industrial, përshpejtojnë inovacionin dhe zhvillimin e tyre, që do të thotë edhe rritjen e fitimeve të drejtpërdrejta. Për shembull, në korrik, shitjet e modeleve të shumta të makinave Tesla-s u rritën ndjeshëm dhe vëllimi i ofrimit të një prej modeleve atë muaj arriti një rekord të ri pas 43 muajsh.
foto nga VCG
Në terma afatgjatë, mjedisi i biznesit është një faktor kyç në përcaktimin e forcës tërheqëse të tregut. Sesioni i Tretë Plenar i Komitetit Qendror të 20-të të PKK, i mbajtur së fundmi, bëri planifikime të rëndësishme për të promovuar hapjen e nivelit të lartë dhe zgjerimin e përdorimit të investimeve të huaja, duke përfshirë zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes institucionale dhe thellimin e reformës së investimeve të huaja, përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të intestimeve të huaja.
Aktualisht, mjedisi ndërkombëtar po përjeton ndryshime të thella. Pasiguritë e jashtme po rriten. Kërkesa e brendshme efektive e Kinës është e pamjaftueshme dhe baza për rimëkëmbjen ekonomike duhet të konsolidohet. Por në plane afatgjata, zhvillimi ekonomik i Kinës do të vazhdojë të mbizotërohet nga kushte të favorshme, me themele dhe aftësi për të kapërcyer problemet në zhvillim dhe transformim. Në sajë të zbatimit të një sërë masash të mëdha reformuese, Kina do të promovojë rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike, do të arrijë qëllimet e saj vjetore ekonomike dhe sociale dhe do të ndajë mundësitë e zhvillimit me botën. Një Kinë e tillë është bërë natyrshëm një 'zgjedhje të detyrueshme' për shumë investitorë të huaj. (Fang Xiaoyu/Elona)