foto nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës
Bashkëpunimi i mbrojtjes midis vendeve, nuk duhet të synojë asnjë palë të tretë, ose të destabilizojë paqen dhe stabilitetin rajonal, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës.
Zëdhënësi Zhang Xiaogang tha se vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia vazhdojnë të nxisin probleme dhe të turbullojnë ujërat në Detin e Kinës Jugore.
“Filipinet po ftojnë 'ujqër' në shtëpi. Ata, me dëshirë të plotë, po sillen si të jenë pengjet e tyre, gjë që përbuzet nga vendet e tjera të rajonit”, tha Zhang.
foto nga VCG
Zëdhënësi i bëri deklaratat teksa komentoi njoftimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Filipinet. SHBA pretendon se ndihmat do të shkojnë për të ndihmuar Filipinet t'i përgjigjen rojes bregdetare të Kinës dhe "milicisë detare", por edhe për një stërvitje të përbashkët ushtarake mes Japonisë dhe Filipineve në "zonën ekonomike ekskluzive të Filipineve", që thuhet se do të ndihmojë në realizimin e "një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur".
foto nga VCG
Duhet theksuar se Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt e Detit të Kinës Jugor dhe ujërat përreth, tha Zhang.
"Ne do të marrim kundërmasa ligjore ndaj shkeljeve dhe provokimeve të qëllimshme, në mbrojtje të sovranitetin tonë territorial, të drejtave dhe interesave tona detare," shtoi zëdhënësi. (Fang Xiaoyu/Elona)