foto nga VCG
Libri "Studim i thelluar i teorive të rëndësishme të Xi Jinpingut mbi sigurinë kombëtare të energjisë" i organizuar nga Administrata Kombëtare e Energjisë të Kinës, u botua së fundmi nga Shtëpia Botuese Popullore dhe u shpërnda në mbarë Kinën.
foto nga VCG
Ky libër udhëhiqet nga Mendimi i Xi Jinpingut mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re. Në të shpjegohet kuptimi i pasur, thelbi shpirtëror, kërkesat praktike, si edhe teori të rëndësishme të Presidentit Xi mbi sigurinë kombëtare të energjisë.
foto nga VCG
Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping ka mbajtur shumë herë fjalime të rëndësishme për sigurinë energjetike, duke dhënë një sërë udhëzimesh të rëndësishme. Ai ka theksuar se siguria energjetike është një çështje e përgjithshme dhe strategjike, e lidhur me atë të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Gjithashtu thekson se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me promovimin e prodhimit të energjisë dhe revolucionin e konsumit.
Teoritë në këtë libër ofrojnë udhëzime themelore për punën e sigurisë kombëtare të energjisë në epokën e re. (Fang Xiaoyu/Elona)