Presidenti Zelensky: Forcat ukrainase po avancojnë në territorin rus
2024-08-16 10:36:52

Foto nga VCG

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat ukrainase po avancojnë në territorin rus pas ofensivës së befasishme.

Sipas tij, trupat e Ukrainës kanë avancuar disa kilometra në sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Zelensky tha se Ukraina po arrinte qëllimin strategjik në operacion dhe përsëriti apelin e tij ndaj partnerëve perëndimorë për të lejuar sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave brenda Rusisë, shkruan “RTSH”.

Ukraina pretendoi të mërkurën se kishte rrëzuar një avion rus Su-34 në rajonin e Kurskut dhe se kishte kapur gjithashtu 100 të burgosur rusë.

Pretendimet për sulmin me dron që synonte bazat ajrore duket se u konfirmuan nga Rusia, e cila njoftoi se kishte rrëzuar 117 dronë ukrainas. (Irma)