Autoritetet ruse urdhëruan evakuimin e zonave më të gjera të Kurskut
2024-08-16 15:40:22

Tanke (Foto Atsh)

Tanke (Foto Atsh)

Autoritetet ruse urdhëruan evakuimin e një distrikti tjetër në rajonin Kursk, i kontrolluar pjesërisht nga trupat ukrainase, njoftoi guvernatori Alexey Smirnov, citon “ATSH”.

Qarku, rreth 10 kilometra nga kufiri ukrainas, kishte më shumë se 17.500 banorë të regjistruar përpara nisjes së konfliktit në shkurt 2022.

Smirnov raportoi për një tjetër alarm për sulm ajror në zonën e Kurskut, për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa nga pala ukrainase.

Smirnov u kërkoi njerëzve në rajone me alarme ajrore të kërkojnë siguri në strehimore.

“Më shumë se 120.000 njerëz janë vendosur në strehë të sigurta”,- tha Smirnov.

Rusia ka shpallur rajonet e saj kufitare të Kurskut, Belgorodit dhe Bryanskut si zona për operacione antiterroriste, në mënyrë që ushtria të mund të vendosë më shumë personel dhe burime.

Në rajonin e Belgorodit, Rusia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një emergjencë kombëtare, të ngjashme me atë që bëri në Kursk.

Në rajonin e Kurskut thuhet se ka përleshje të rënda midis ushtrive ruse dhe asaj ukrainase, pasi Ukraina nisi një ofensivë tokësore javën e kaluar. (Irma)